Liria gjunjëzohet në “Jahja Danuza”, Rahoveci shumë i fortë për të

Rahoveci ka mposhtur pastër Lirinë me rezultat 2-0 në një ndeshje ku vreshtarët e thanë fjalën kryesore.

Vendasit, që nga minuta e parë ishin më të mirë, teksa përforcimi i ri, Belsa shënoi dy herë në minutat 27 dhe 88, për t’ia siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha në derbin ndaj prizrenasve.

Toni flet pas supergolit dhe fitores: Ishte një ndeshje e hapur, e fituam me mençuri e durim

Atmosfera në kampin bardhekaltër është fenomenale, ndërsa kjo fitore veçse do t’i motivojë edhe më tepër.

Xhiron e ardhshme Rahoveci do të jetë mysafir i Istogut në “Demush Mavraj”.