Mbi 52 përqind e qytetarëve janë të kënaqur me qasjen e Kurtit në dialog, 37 përqind të pakënaqur

Organizata PIPOS, e ka realizuar një hulumtim rreth punës së Qeverisë së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara në këtë hulumtim që u prezantua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ishte edhe dialogu me Serbinë.

Në pyetjen se “si e vlerësoni qasjen e kryeministrit të Kosovës në dialog me Serbinë?”, mbi 52 për qind e qytetarëve u përgjigjen se janë të kënaqur rreth qasjes së Kurtit në dialog, kurse 37 për qind u shprehën të pakënaqur.