Mbyllen pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mbylljes së pikës kufitare në Jarinje, është mbylllur edhe ajo e Bërnjakut.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.

Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim” thuhet në njoftimin e Policisë.

Shtyhen zgjedhjet në Veri, pritet të mbahen në muajin prill