“Me plis në kokë”, Kurti e shijon nga afër performancën e ansamblit “Shota”

Më 12 qershor ka nisur me sukses “Turneu ballkanik“ i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV nga qyteti i Prishtinës.

Duartrokitje, ngrohtësi e mikpritje ndjehej gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Siç ka njoftuar ansambli shtetërorë, koncertin e kanë nderuar me prezencën e tyre kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish-presidentja Atifete Jajaga dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Mbi 500 spektatorë kanë ndjekur koncertin drejtpërdrejtë. Mbrëmjen e kishte nisur ansambli nikoqir “Shota“ me këngën folklorike “Lulzoj fusha, lulzoj Mali” interpretuar nga Samir Krasniqi, më pas solistja Majlinda Cikaqi interpretoi “Po ku je o burr i dheut” për tu përmbyllur prezantimin me vallen e Librazhdit.

Ndërsa, si kujtim për ikonën Nexhmije Pagarusha dhe kompozitorin Rexho Mulliqi, është mirëpritur Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore nga RMV që nisën programin me vallen “Baresha” nën petkun e Xhubletës.