Mes lotëve e mërzisë, iu dha lamtumira e fundit 5-vjeçarit në Vushtrri

I është dhënë sot lamtumira e fundit Brilant Krasniqit, vogëlushit 5 vjeçar që ndërroi jetë gjatë së djeshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Vushtrrisë.

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.