Mësohet identiteti i gruas së vrarë nga grabitësit

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.

Viktima Liridona Murseli, dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, raporton Indeksonline.

Raporti nga Policia: 

Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.