Ministri Vitia premton rritje të pagave për 30 për qind për këtë kategori të punëtorëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot punëtorët e higjienës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe ka premtuar rritje të pagës për ta

Vizita e Vitisë pason pas mbledhjes urgjente të sotme të Bordit të Shërbimit Spitalor Universitar i Kosovës, lidhur me dështimin në menaxhimin e higjienës dhe kontrollin e infeksioneve spitalore.

“U takuam sot me punëtorët e higjienës në QKUK. Për shumë vite kemi dëgjuar prej tyre nevojat e vështirësitë. Por sot pata mundësinë që t’i njoftoja se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, rritëm buxhetin në mënyrë që dhe pagat e tyre të rriten. Rritja është mbi 30% e pagës aktuale”, ka shkruar ministri Vitia në Facebook.