Mirena: SHBA duhet t’i vendosë sanksione Kosovës, kjo shoqni po do t’i mëshojë murit me krye

Analisti Ilir Mirena tha se duket brutale me thënë publikisht por SHBA duhet t’i vë sanksione Kosovës.

“Duhet me ba diçka si BE-ja, me marrë masa, sanksione. Duhet me u penalizu krejt kjo shoqëri”, tha Mirena teksa po diskuton në Pressing raportet Kosovë-Amerikë, pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të Amerikës.

“Nëse kjo shoqëri ka vendos mi ra murit me krye, atëherë duhet me u penalizu komplet. Me sanskione, me lista të zeza me krejt. Deri të mbushemi mend secili”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.

“Edhe Bashkësia Ndërkombëtare për çështjen e dinarit, i kanë thenë shtyje. Bashkësia Ndërkombëtare duhet me kanë ma konkrete, duket brutale me thanë publikisht, po nuk po mbushemi mend. Është interes nacional me t’u rreziku raportet me BE-në, me SHBA-në”, u shpreh ai.