Plagosen dy persona me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë plagosur sonte me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, teksa të plagosurit janë dërguar për mjekim.

Detaje për rastin dha Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Gazetën Express.