Mot me diell dhe vranët, temperaturat shënojnë rritje

Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celisus, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h!.