Mot me shi e shkarkime rrufesh

Sot gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira që parashihen të sjellin reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 10 gradë Celsius.

“Mot i ngjajshëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.