Mot me vranësira dhe shi

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vransira dhe shi, njofton Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

27.04 – Pjesërisht vranët.

28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.

Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet.

Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premtën sërish rriten në 17C. Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin edhe deri në 1C e 2C.

Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.