Mushkolaj rikujton: Serbia e para për krim të organizuar në Ballkanin Përendimor, Kosova e fundit

Analisti Politik Imer Mushkolaj ka prezantuar statistikat e Indeksit Global, për hulumtimin për nivelin e krimit të Organizuar për shtetet e Ballkanit Përendimor.

Në statistika shihet se niveli i krimit të organizuar në Serbi është më i larti.

Sipas statistikave Kosova del të ketë nivelin më të ulët të krimit të organizuar në këtë pjesë të Ballkanit.