Musliu – Konjufcës: A me ju fol serbisht a qysh merrni vesh o vlla?

Është duke vazhduar ende seanca në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është duke qëndruar afër kryeparlamentarit, Glauk Konjufca me pankartat me fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me përshkrimin “Zdravo”.

Gjatë kësaj kohe, Musliu është dëgjuar duke i thënë Konjufcës “Kryetar, a me ju fol serbisht a qysh merrni vesh o vlla?”.

“Na me gjuhë të Radojçiqit s’dina me fol”, dëgjohet duke thënë ajo.