Ndalohet për 48 orë e dyshuara që shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur 26 vjeçari

Prokuroria e ka ndaluar një grua, e cila dyshohet se e ka shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë ditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Si pasojë një këmbësor e ka humbur jetën.

Ndaj shoferës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojme lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugen “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuares, per vepren penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara eshte derguar ne mbajtje ne kohezgjatje prej 48 oresh”, tha Ulaj për Klankosova.tv

I ndjeri është i moshës 26-vjeçare.