Në 26-vjetorin e rënies përkujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 26-të vjetorin e rënies ka përkujtuar heroin, Ilir Konushefci dhe mjekun Hazir Mala.

Zyra e Presidencës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se vrasja e Ilir Konushevcit, së bashku me mjekun Hazir Mala, në pritë të organizuar ishin humbje e rëndë, sidomos gjatë kohës së organizimit dhe shtrirjes së UÇK-së.

“Vrasja e tij, së bashku me mjekun Hazir Mala, në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj. Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij”, shkroi presidentja.

Osmani tutje thotë se falë tij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.