Dyshohet se polici ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, ndalohet për 48 orë

Nje zyrtar policor në Gjakovë, po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, siç mëson Gazeta Sinjali, vetëm 13 vjeçe.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.