Në Gjakovë raportohet se kalimtarët e rastit u gjuajtën me armë të zjarrit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës.

Persona akoma të paidentifikuar dyshohet se kanë gjuajtur me armë dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi i incidentit. Rasti është konfirmuar tashmë nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se palët e përfshira në incident dyshohet se kanë qenë kalimtarë teksa ndodheshin në rrugën Anton Çeta.

Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.