Nexhmedin Spahiu: Kurti po zgjon simpati te serbët e veriut

Për analistin Nexhmedin Spahiu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po zgjon simpati tek serbët e veriut.

“Tani në opinionin serb po antagonizohet figura e Kurtit si tmerri i serbëve. Simpatitë ndaj tij në veri të Kosovës janë duke u rritur”, tha Spahiu në Kanal10.

Sipas tij nëse ky arrinë me i liru serbët e veriut nga strukturat e Vuçiqit, ai do të jetë hero për serbët e veriut.

“Me disa përjashtime të vogla, sjellja e policisë në veri është korrekte dhe kjo po zgjon simpati”, tha Spahiu.

Ai tutje tha se ai që ia ka sugjeruar adresimin e Kurtit për serbët është këshilltar i mirë.