Ngjarje e rëndë: Kjo është 51-vjeçarja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Duda Belaj, 51-vjeçare e cila kishte jetuar e vetme në shtëpi.

Posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.