Ngjarje e rëndë në Tiranë: Vëllai vret vëllanë e më pas veten

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet për krim në familje, ku janë përfshirë dy vëllezër. Dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe më pas është vetëvrarë.

Pas një konflikti mes dy vëllezërve, Veap Cami, 63-vjeç ka vrarë Lulzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit. Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy. Vehapi kishte shkuar në shtëpinë e Lulzimit për të pirë kafe, aty ku janë konfliktuar dhe ka ndodhur vrasja. Ndërkohë po merren në pyetje familjarët e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave./TopChannel