Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, trupi gjykuesi kërkon shkurtimin e kohës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, ka nisur seanca e së hënës, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Trupi gjykues më të filluar seanca sqaroi se janë të shqetësuar me rrjedhën kohore të procesit gjyqësore .

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith III me të filluar seanca lëshoi tre urdhra gojorë, ku urdhri i parë gojorë kishte të bënte me shkurtimin e kohës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes.

Gjykatës Smith III tha se trupi gjykues është i shqetësuar me ecurinë e kohore të këtij procesi gjyqësor penale, duke i kërkuar palëve në procedurë që pyetjet karshi dëshmitarëve t’i shkurtojnë më arsyetimin se tashmë deklaratat e secilit dëshmitar i ka gjykata.

Po ashtu gjykatësi luti prokurorin që për hir të të akuzuarve që ndaj tyre të zhvillohet procesi gjyqësorë në kohë të arsyeshme kërkoi që pyetjet t’i rishikojnë, ndërkaq mbrojtës i dha afat që deri në ditë e nesërme të bëjë rishikimin e kohës për marrje në pyetje të dëshmitarëve.

Seanca vijoi me urdhrin e dytë gojorë përmes të cilit për mbrojtjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqi u zgjatë afati për apelimin e dy vendimeve gjyqësore deri me 26 qershor te këtij viti.

Kurse në urdhrin e tretë gojorë me kërkesë të gjykatësit Smith III seanca kaloi në sesion privat,

Ndërkaq pas shqipitimi të tre urdhrave gojorë seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë me numrin (03540).

Në sallën e gjykimet fizikisht u paraqitën i akuzuari Thaçi, Veseli dhe Selimi, ndërkaq përmes video-lidhjes i akuzuari Krasniqi.

Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë./BetimipërDrejtësi/