Një anëtar i kabinetit të ministrit Mehaj i reagon Vlora Çitakut pse ajo i tha Lushtakut “turp të qoftë”

Afrim Berisha, anëtar në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka pyetur nënkryetaren e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitakun se pse nuk ka reaguar në kohën kur “djemtë e Adem Grabovçit sulmuan Policinë e Kosovës’.

Reagimi i Berishës vjen pasi Çitaku e ka dënuar “veprimin” e Nuredin Lushtakut ku dyshohet se në orët e para të së dielës “ka plagosur dy policisë”, Lushtaku është arrestuar – por më pas u lirua.

“Vlora është mirë me na tregu pse nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja kur djemtë e shefit të saj, djemtë e Adem Grabovcit i kanë rrahur policinë, madje ajo ka qenë në pushtet në atë kohë. Nuk e ka nxjerrë asnjë zë, sepse s’ka pasë guxim, nuk ka as sot e s’do të ketë asnjëherë”, ka shkruar anëtari i kabinetit të ministrit Armend Mehaj, të dielën

Atij i ka reaguar në koment Vlora Çitaku duke i thënë se “nuk e njehë’, por Çitaku ka shtuar se “ka reaguar gjithmonë për këso rastesh”.

“Nuk po ju njoh kush jeni, por po ju pergjigjem se kam reaguar edhe ateherë. Kam reaguar edhe kur VV e ka sulmuar policië”, ka thënë Çitaku.

Pas incidentit ku dyshohet të jetë i përfshirë Nuredin Lushtaku në opinionin publik ka pasur shumë reagime të cilat e dënuan aktin. /Express