Një i ri nga Gjakova, mësohet identiteti i njërit prej tre të vdekurve në Prizren

Tre persona kanë humbur jetën tragikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Siç mëson gazeta, tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se njëri nga të vdekurit është L.Syla. nga Gjakova. (emri i plotë në vegëz)

Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.