Njofton ministri: Nis ndërtimi i rrugëve që do të lidhin fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur në rrjetin e tij social “Facebook” se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Aliu tregon se fshatrat që do të ndërlidhen janë fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod me gjatësi 6.3 km, ndërsa projekti do të kushtojë 2.3 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone