“Nuk do të ketë marrëveshje”, Gashi: Kurti e ka pranuar, se e ka ditë që Vuçiq s’do ta pranojë

Analisti Shkëlzen Gashi ka dhënë një arsye se pse kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Gashit, Kurti e ka pranuar marrëveshjen, pasi ka pasur informacione se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta nënshkruajë atë.

Gashi i ftuar në Pressing është shprehur i bindur se nuk do të ketë marrëveshje, pasi Serbisë nuk i pëlqen dhe përfundimisht nuk do ta nënshkruajë atë.

Kryeministri Kurti ka thënë se po e pranon marrëveshjen, sepse e ka ditë që Serbia, Aleksandar Vuçiqi nuk e pranon kështu qysh është.” – ka thënë Gashi.