Nxehtë në ditët e fundit të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim.

“E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte – Mot kryesisht i vranët. Vranësirat parshihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.”