Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka pësuar atak kardiak nga paniku

Brezovica është goditur sonte nga një ortek bore.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë vullnetarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Nga kjo shoqatë kanë treguar për se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Dyshohet se një person ka pësuar sulm kardiak nga paniku, edhe i njëjti është dërguar për në spital./Reporteri