Sulmet ndaj familjes së tij, reagon me një deklaratë vëllai i Behgjet Pacolli

Selim Pacolli, vëllai i Behgjet Pacollit, ka reaguar ashpër për sulmet ndaj familjes së tij, duke thënë se për më shumë se një qerek shkelu janë duke u sulmuar në forma dhe sajesa të pista nga individët të ligj, të dështuar, ziliqar etj.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijtë e durimit human.

Ai tutje ka thënë se ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur.

Postimi i plotë:

Për më shumë se një qerek shekulli, në mënyrë permanente, sistematike dhe të sinkronizuar, po sulmohemi në forma dhe sajesa të pista nga individ të ligj, të dështuar, kompleksiv, ziliqar dhe të parealizuar në jetë, njerëz që nuk njohin asnjë kod etik, ligj e as zakon njerëzor!

Për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijt e durimit human!

Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur!

Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin!

Tu tregojmë se kemi mashkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!

Jemi mundua ti shërbejmë paqes dhe mirëkuptimit, por si dukët qenkemi keqkuptua!

Jo, gabim keni llogaritë!