Osmani ndërpret vizitën në New York, shkaku i zhvillimeve në veri

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga këshilltari për media Bekim Kupina.

Kupina tha se Osmani sot do të niset për Kosovë.

“I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina.

Si pasojë e një sulmi të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit u vra një polic i Kosovës.