Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për BBC-në, ku ka folur për tensionet në veri të vendit.
Ajo ka thënë se Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë.
Çitaku për situatën në veri: Veprime të paplanifikuara dhe pakoordinuara të Qeverisë
“Tensionet për përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitu nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha ajo.
“Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, shtoi Osmani.
Çitaku për situatën në veri: Veprime të paplanifikuara dhe pakoordinuara të Qeverisë