Pacolli pyet Vetëvendosjen: Ku mbeti morali politik?

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli tha se nuk e kupton partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se pse me shumicën e saj i bllokon iniciativat e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe të policisë.

Ai këto veprime i quajti katastrofale.

“Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale?”, pyeti Pacolli deputetët e partisë në pushtet.

Deputetët VV-së nuk morën pjesë në votimin e mocionit të opozitës për debat parlamentar lidhur me gjendjen e minatorëve dhe policisë.