Paralajmërohen zgjedhje nacionale në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar zgjedhje nacionale në vend. Sipas tij, kjo do të ndodhë nëse eventualisht ka ndonjë marrëveshje finale me Serbinë e cila nënshkruhet nga kryeministri, Albin Kurti.

“Domosdoshmërisht, dëgjo edhe nëse ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi ka me shku 3 muaj deri në 6 muaj pas asaj në zgjedhje, edhe nëse ka një marrëveshje vendi domosdoshmërisht ka me shku në zgjedhje”, tha ai.

Madje, Haziri në “Këndin e Debatit” vlerëson se edhe nëse nuk ka marrëveshje finale, Kurti duhet të veprojë në këtë drejtim.

Ai thekson se këtë nuk duhet lënë në duart e bashkësisë ndërkombëtare sepse “ata nuk përzihen në politika të brendshme”.“Edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht kryeministri ose duhet me kry punë, ose duhet me çel rrugë. Nuk ka nevojë me ia kërku as amerikanët as evropianët sepse ata nuk përzihen në politika të brendshmse por vetë duhet me shkaktu provcese që me deblloku nuk mundet KS në 2023 me dal para qytetarëve me thënë klemi pasë rritje në vitin 2020”, shtoi ai.