Pas trajtimit në spital, lirohet në shtëpi vëllai 15-vjeçar i gruas që u vra dje në Ferizaj

Është liruar për në shtëpi vëllai 15-vjeçar i gruas që u vra dje në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces divorci.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Duhet thënë ndërkaq se trupi i së ndjerës fillimisht u dërgua në mjekësinë ligjore për obduksion, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raport.