Rrahën babain e tyre, arrestohen vëllezërit nga Shtimja

Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt në raportin 24-orësh.

Rasti ndodhi në Shtime, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

Pas trajtimit në spital, lirohet në shtëpi vëllai 15-vjeçar i gruas që u vra dje në Ferizaj