Përleshje me mjete të forta mes nxënësve në Gjakovë, tre të mitur dërgohen në spital

Tre nxënës të mitur në Gjakovë janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot te një shkollë në lagjen Dardania, ku janë përdorur mjetet e forta.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”.

“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta. Kanë pasur lëndime të lehta dhe janë liruar nga spitali. Rasti është duke u hetuar”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.