Petkoviq: Prishtina refuzoi ftesën për takim në Bruksel më 7 nëntor

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për Tanjug, ka thënë se Kosova e ka refuzuar ftesën për një raund të ri të dialogut ndërmjet kryenegociatorëve të planifikuar për 7 nëntor, ndërsa Beogradi e kishte pranuar atë.

Në një intervistë për Tanjug të dielën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se raundi i ri i dialogut ishte planifikuar për 6 ose 7 nëntor në Bruksel, por se “pala tjetër” nuk e kishte pranuar këtë.

Petkoviç tha se i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak e kishte dërguar me email ftesën më 30 tetor.

“Beogradi menjëherë iu përgjigj pozitivisht asaj ftese me email më 2 nëntor dhe shtoi se delegacioni ynë do të vinte në Bruksel për diskutime duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimit të dialogut drejt deeskalimit dhe stabilizimit të situatës në terren. Megjithatë, Prishtina dhe Negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzoi atë ftesë, prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht është anuluar”, ka shpjeguar Petkoviq.

Ai tha se Kosova dhe Bislimi kanë treguar kështu se nuk janë të interesuar për dialog, normalizim dhe deeskalim të situatës.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të hënën ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë. Ai është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi./Nacionale