Policia arreston një grua te rruga “B”: Iu gjet revole me shtatë fishekë

Tri raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar dje në rajonin e Prishtinës.

Në njërin prej këtyre rasteve është arrestuar një femër të cilës i është gjetur një revole me shtatë fishekë, teksa në dy raste tjera polici ka intervenuar në Llapnasellë të Graçanicës, shkruan lajmi.net.

Rruga B, Prishtinë 05.03.2024 – 06:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Llapnasellë, Graqanicë 05.03.2024 – 22:00. Njësia policore, në një pikë kontrolli, tek i dyshuari mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 41 fishekë, një sprej dhe një thikë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Llapnasellë, Graqanicë 05.03.2024 – 22:00. Njësia policore, në një pikë kontrolli, tek i dyshuari kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një shkop metali. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt