Gjobitet 29-vjeçari në Ferizaj, drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar gjobë një 29-vjeçari me iniciale M.R., pasi që i njëjti ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

“Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në ora 03:00 të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni”, njofton policia përmes një njoftimi.

Policia rajonale e Ferizajt, me këtë rast apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.