Punëtori nga Bangladeshi lëndon keq dorën në Kosovë, dërgohet me emergjencë në spital

Para dy ditësh, një punëtor nga Bangladeshi e pësoi në vendin e punës në Kosovë.

Për këtë, policia hapi rast, shkruan lajmi.net.

I njëjti, sipas policisë, gjersa ishte duke punuar, në rrethana të panjohura ende, është lënduar në dorë.

Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime.