Policia bastis një objekt në qendër të Prishtinës, dyshohet se u shfrytëzua nga serbët

Policia e ka kontrolluar gjatë ditës së sotme një objekt që gjendet në qendër të Prishtinës.

Dyshohet se ky objekt ishte përdorur pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambullantë, ku shërbime mendohet se kanë marrë disa serbë që jetojnë në kryeqytet.

Organet e rendit e kanë ndaluar edhe një autoambulancë me targa të Beogradit.

Pas kontrollave është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brenshme njofton Klan Kosova.