Policia e Rahovecit qetëson prindërit rahovecianë: S’ka fëmijë të kidnapuar

Pak kohë më parë, 07 Press transmetoi raportimet e portalit Rahoveci24 mbi pretendimet për një fëmijë të kidnapuar në qytetin e Rahovecit.

Megjithatë, këto pretendime i hudhën poshtë nga Policia e Rahovecit.

07 Press duke u thirrur në burimet brenda institucionit përkatës ka mësuar se deri më tani nuk ka ndonjë njoftim të tillë.

Gjithashtu, Policia u bëri thirrje prindërve të fëmijëve që frekuentojnë Harejën të mos shqetësohen sepse s’kanë arsye për diçka të tillë.

Kujtojmë, Hareja është qendër e edukimit joformal, ndërsa angazhohet fuqimisht edhe në shkollimin e fëmijëve me nevojave të veçanta, qendër kjo e domosdoshme për komunën mbarë./07 Press