Pretendimi mbi kidnapimin e një fëmije, Sheremet Elezaj për 07 Press: S’ka asnjë raportim të tillë

Pak kohë më parë, 07 Press transmetoi raportimet e portalit Rahoveci24 mbi pretendimet për një fëmijë të kidnapuar në qytetin e Rahovecit.

Redaksia jonë arriti të mësojë nga burimet pranë policisë në Rahovec se ende s’ka ndonjë raportim të tillë.

E këtë për 07 Press e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se s’kanë pranuar asnjë raportim të tillë.

”Nuk kemi pranuar asnjë raportim të tillë në polici”, tha Elezaj për 07 Press.

Policia e Rahovecit qetëson prindërit rahovecianë: S’ka fëmijë të kidnapuar