Policia e zë një vjedhës në flagrancë

Policia e Kosovës, ka lajmëruar se e ka arrestuar një person në flagrancë, pra duke vjedhur dhe për të njejtin është ngritur kallëzimi penal, vjedhje.

I njejti dyshohet për 6 raste të vjedhjeve.

ATK grumbullon 355 milionë euro të hyra tatimore për gjashtë muaj

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për disa vjedhje

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë në flagrancë personin e dyshuar:

– S.M . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 6 raste të vjedhjeve.