Shtrenjtohet çmimi i bukës edhe në një tjetër qytet kosovar

Në Prizren, çmimi për një bukë nuk do të jetë më i njëjtë.

Kjo pasi, furrëtarët e kryeqendrës historike janë dakorduar për rritje.

ATK grumbullon 355 milionë euro të hyra tatimore për gjashtë muaj

Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve tjera nga të cilat varet prodhimi.

“Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë thënë përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.

Sipas tyre, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm.