Priten erëra të forta dhe vërshime, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se gjatë ditës së sotme do të ketë vërshime të shpejta dhe erëra të forta.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg pemëve, objekteve dhe shtyllave elektrike.

“Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.