Problemi me noterë gati të zgjidhet, miratohet projektligji i propozuar nga Visar Korenica

Rahoveci nuk do të mbetet më pa noterë. Kështu ka bërë të ditur deputeti Visar Korenica, i cili përpjekjet e tij tash e sa kohë për të zgjidhur këtë problem po i çon drejt fundit.

Projekt ligji i sponsorizuar nga ai siç ka thënë vet Korenica në komunikimin e tij në rrjetet sociale, është miratuar dhe pritet të votohet pas dy leximeve e të ndryshohet.

Megjithatë, asnjë komunë më nuk do të mbetet pa noter.

Postimi i plotë i Korenicës:

Të dashur qytetarë,

Sapo është miratuar në parim projektligji për ndryshim dhe plotësimin e ligjit 06/L-010 PËR NOTERINË.

Qëllimi i këtij Ligji është ofrimi i mundësisë për kryerjen e shërbimeve noteriale për qytetarët në komunat ku për rrethana të ndryshme nuk ka noterë të licencuar.

Pas këtij votimi, midis dy leximeve të këtij projektligji do të mund të bëhen plotësimet e nevojshme para se të hyjë në fuqi.

Me këtë projektligj, për çfarëdo rrethane, asnjë komunë nuk do mbetet pa noterë siç ka ndodhur në të kaluarën. Njëkohësisht, ky është projektligj i parë i sponzorizuar nga ana ime si deputet dhe përkrahur nga qeveria.