A pranoi oferta pas paraqitjeve të mira në Evropë? – Përgjigje që ngjall dyshime nga Korenica

Meriton Korenica ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit në Evropë.

Këto paraqitje me siguri se kanë rënë në sy të ekipeve evropiane, qoftë nga rajoni, qoftë edhe më larg, përcjell Futbollikosovar.net.

Madje, ai dha edhe një përgjigje që ngjall goxha dyshime. Kur u pyet se a ka pasë oferta pas këtyre paraqitjeve, tha më mirë t’ia lëmë kohës dhe se duhet pyetur drejtuesit.

“Për ofertat nuk dua të flas, pasi janë drejtuesit e klubit ata që i dinë më mirë zhvillimet në merkato, ndaj t’ia lëmë gjithçka kohës më mirë”, tha Korenica pas ndeshjes për Art Sport.

Prishtina ndryshon fanellat në mes të sezonit