Profesori amerikan e demaskon Vuçiqin, tregon marrëdhënien e presidentit serb me Dodikun

Edward Joseph, profesor i njohur amerikan, ka shkruar një status në platformën X, ku është marrë me një postim të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ku shihet një takim me Milorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë shkrim, Vuçiqi shprehet se ka pasur një diskutim të mrekullueshëm me Dodikun.

Sipas Josephit, kjo tregon sesa e dëshiron Vuçiqi largimin e Dodikut, i cili është një listë të zezë të ShBA-së.

“Kaq për teorinë e ShBA-së që Vuçiqi e dëshiron largimin e Dodikut” – shkroi Joseph, që e publikoi të plotë postimin e Vuçiqit me Dodikun.