Pse Kurti anuloi pjesëmarrjen në Samitin e Diasporës dhe ia delegoi Osmanit?

Samiti i tretë Diasporës ka mbledhur në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë politikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duhet të ishte sot në Tiranë ka anuluar pjesëmarrjen në këtë samit, duke ia deleguar përfaqësimin presidentes Vjosa Osmani, shkruan Euronews.

Pjesë e samitit është edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv.kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Axhenda e Samitit

10:10 – Z. Igli Hasani- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

  • 10:20 – Z. Bajram Begaj – President i Republikës së Shqipërisë
  • 10:50 – Znj.Vjosa Osmani-Sadriu – Presidente e Republikës së Kosovës
  • 11:00 – Z Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
  • 11:05 – Z. Nik Gjeloshaj – zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi
  • 11:10 – Z. Shqiprim Arifi – Kryetar i Komunës Preshevë/Kryetar i partisë Alternativa për Ndryshim
  • 11:15 – Z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, SHBA
  • 11:20 – Z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë